Phelps kërkon “rimeç” ndaj peshkaqenit (Video)
Notari më i mirë i të gjitha kohërave, Michael Phelps, ka garuar me peshkaqenët, mirëpo në garën kryesore ai mbeti prapa.
Në fakt, 32-vjeçari provoi shpejtësinë e tij ndaj versioneve virtuale të peshkaqenëve, duke u bazuar në një simulim kompjuterik – megjithëse pritej që fituesi i 28 Medaljeve Olimpike do të hynte në një kafaz noti dhe do të garonte me peshkaqenë të vërtetë.
Notari i pensionuar ishte përgatitur mirë për garën që u prit me shumë entuziazëm dhe u transmetua në televizion.
Megjithatë, Phelps humbi në garën kryesore kundër peshkaqenit të bardhë duke mbetur prapa vetëm dy sekonda.
Rematch? Next time..warmer water. #SW30 @Discovery @SharkWeek
— Michael Phelps (@MichaelPhelps) July 24, 2017
Por, ai duket të mos jetë dorëzuar, pasi është duke menduar që të garojë përsëri me peshkaqenin e bardhë.
“Rimeç? Herën tjetër… në ujë më të ngrohte”, ka shkruar notari në Twitter.
Njëherësh, amerikani ishte më i ngadaltë se peshkaqeni ‘kokëçekani’. Megjithatë, ai mund të gëzohet pasi në garën prej 50 metrash, doli fitues ndaj një peshkaqeni ‘gome’ njohur me emrin Carcharhinus melanopteru.
https://youtu.be/9ivx8IQwQl0



