Piatek optimist: Do ta kthej Milanin në Ligën e Kampionëve

Piatek optimist: Do ta kthej Milanin në Ligën e Kampionëve

Milano mbajti konferencë për media ku prezantoi sulmuesin Krzystof Piatek.

Polaku nënshkroi kontratë deri në qeshor të vitit 2023 me klubin e Milanit. Në fillim të këtij sezoni ai iu bashkua klubit të Genoas ku në 21 paraqitje shënoi 19 gola, transmeton Periskopi.

Paraqitjet e tij fantastike bëri që t’i vihen pas shumë klube, ndër to edhe ‘Rossonerët’.

Sot më 24 janar 2019 ai pati konferencën e tij të parë si lojtar i Milanos. Ishte i emocionuar për kalimin në ekipin e ri por në të njejtën kohë u ndje edhe i lumtur.

“Për mua është një tjetër hap përpara në karrierën time, shpresoj se mund të luaj mire me Cutronen. Duam të shënojmë shumë gola së bashku dhe shpresoj se gjërat do të shkojnë mire për ne Mund të luaj me një sulmues tjetër pranë meje.” – tha Piatek.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të jem këtu, është një ëndërr e bërë realitet. Unë kam lindur gati. Jam gati tani dhe do të bëj gjithçka që të kthej Milanin në Ligën e Kampionëve”, ishin fjalët e para të sulmuesit të ri të Milanit. /Periskopi

Shpërndaje në: