Piloti britanik shpëton për mrekulli, përplaset me shpejtësi 200 km/orë
Joshua Boyd mund të konsiderohet si njeriu me më shumë fat në botë. Në pistën britanike të Snetterton, piloti vendës ka humbur ndjenjat ndërkohë që po pilotonte motorin e tij gjatë një garë. Motori që Boyd pilotonte po ecte me një shpejtësi prej 200km/orë.
Momenti i përplasjes së Boyd me muret mbrojtëse është filmuar nga kamera e vendosur në një motor tjetër, por pamjet filmike janë vërtet të rënda.
Megjithatë, piloti Joshua Boyd shpëtoi gjallë nga kjo përplasje e rëndë, duke mos shkaktuar dëmtime të mëdha te britaniku, por vetëm disa fraktura.
https://youtu.be/CwwwMiCa9-w



