Pingpongistet nga Kosova marrin vizat, por u shtyhet ndeshja kualifikuese kundër Uellsit
BBC raporton se federata uellsiane është shprehur e zhgënjyer me shtyrjen e ndeshjes kualifikuese, pasi fillimisht ishte shtyrë në fillim të marsit kur pingpongisteve kosovare ua refuzuan marrjen e vizave për Britani të Madhe.
“Është zhgënjyese” ka thënë kryetari i Federatës së Pingpongut të Uellsit, Bernard Carter.
Kryetari i Federatës së Kosovës, Nehat Çitaku për portalin Koha.net ka thënë se pingpongistet kosovare janë pajisur me viza dhe më 30 mars do të përballen me uellsianet.
“Vizat janë dhënë mirëpo kanë kërkuar edhe një dokument shtesë. Nesër në mëngjes do të udhëtojmë dhe më 30 mars në orën 14:00 apo 15:00 kemi ndeshjen me Uellsin”, ka thënë Çitaku.



