Pique paralajmëron largimin nga Spanja

Pique paralajmëron largimin nga Spanja

Gerard Pique ka paralajmëruar se mund të largohet nga Kombëtarja e Spanjës.

Mbështetja e tij publike për referendumin e sotëm të katalanasve ka krijuar një debat të madh në Spanjë, por mbrojtësi ka dhënë sërish një mesazh të fortë, pas ndeshjes ndaj Las Palmas.

Pas fitores 3-0 ndaj Las Palmasit, Pique deklaroi se do ta mbështesë me çdo kusht referendumin, edhe nëse emri i tij do të hiqet nga lista e kombëtares spanjolle.

“Nëse Federata Spanjolle mendon se unë mund të jem një problem për kombëtaren, atëherë jam gati të shkëputem”, – u shpreh 30-vjeçari.

Ai ka rrëfyer me kohë se do të largohet nga “Furia e kuqe” që pas Botërorit 2018, por kjo mund të ndodhë edhe më shpejt.

I pyetur për dhunën e ushtruar sot nga policia spanjolle ndaj katalanasve, Piqué, me lot në sy, u përgjigj: “Jam krenar për popullin katalanas. Kjo ka qenë përvoja ime më e keqe”.

Barcelona sot u detyrua të luante me ishullorët, pavarësisht kaosit të madh të referendumit, sepse rrezikonte dënim me heqje pikësh.

Shpërndaje në: