Pique thotë se tashmë ka përfunduar çështja e dy transferimeve shumë të përfolura

Pique thotë se tashmë ka përfunduar çështja e dy transferimeve shumë të përfolura

Pique nuk e ka mohuar se Coutinho dhe Dembele janë afër Barcelonës.

Barcelona është shumë afër që të bëjë dy goditje të mëdha në afatin kalimtar të verës, duke transferuar Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen, këtë e ka konfirmon edhe menaxheri gjeneral i klubit spanjoll, Pep Segura.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është shumë i lumtur që në “Camp Nou” do të transferohen Coutinho dhe Dembele. Ai mendon se ata do t’i dhurojnë shumë skuadrës.

“Dembélé dhe Coutinho? Do të sjellin më shumë cilësi dhe konkurrenca do të jetë edhe më e fortë”, u shpreh Pique, duke lënë kështu të kuptohet se dy lojtarët janë rrugës së duhur për t’u transferuar në “Camp Nou”.

 

Shpërndaje në: