Pique tregon si të mposhtet Real Madridi
Gerard Pique njihet si një anti-madrilen i flaktë në Spanjë, teksa dhe në festimet e Realit u tall nga këta të fundit. Mbrojtësi blaugranas ka një këshill për bardhezinjtë se si mund të triumfojnë në finale.
“Ne e mposhtëm Real duke e qarkulluar topin dhe duke ndalur kundërsulmet e tyre. Juventus po bën një punë të mirë prej disa vitesh sepse ka edhe futbollistë të mëdhenj në përbërje si Buffon dhe Dani Alves, i cili është një ish-shok skuadre për ne dhe do të ishte shumë e bukur të merrte trofeun. Do të jetë një ndeshje me pak gola. Unë bëj tifo për Juven”, u shpreh Pique.
Më tej ai ndalet dhe te “Topi i Artë”, një çmim që dëshiron që të shkojë për emblemën e bardhezinjve, Buffon.
“Nëse do të merre parasysh trofetë personalisht do të doja ta fitonte Buffon. Ai ka fituar titullin, Kupën e Italisë dhe mund të fitojë Champions League. Do ta meritonte edhe për karrierën që ka bërë dhe do të ishte e bukur ta fitonte sërish një portier, si nuk ka ndodhur që nga koha e Lev Yashin”, u shpreh Pique.



