Pirlo e ka ndarë mendjen sa i përket finales së Kupës së Italisë
Juventusi dhe Milan takohen në finale të Copa Italia sonte me fillim nga ora 21:00
Andrea Pirlo në të kaluarën ka qenë futbollitstë i të dy skuadrave, ndërsa shpreson që këtë ndeshje ta fitojë Milanin, transmeton Periskopi.
“Unë pres një ndeshje të balancuar,” ka thënë Pirlo për ‘Milan TV’.
“Në finale asnjëherë nuk ka favorit. Kur e shoh Gattuson në pankinën e Milanit ndjehem mirë dhe jam i kënaqur me atë që është duke e bërë.
“Milan duhet të fitojë trofe për të filluar përsëri, për të rikthyer entuziazmin dhe për t’i dhënë besueshmëri të ardhmes.
“Është një ndeshje themelore për të filluar ciklin e Gattusos,”. /Periskopi/



