Pirlo: Ronaldo do ta ndihmojë Juventusin që ta fitojë Ligën e Kampionëve

Pirlo: Ronaldo do ta ndihmojë Juventusin që ta fitojë Ligën e Kampionëve

Andrea Pirlo beson se Juventus tani ka gjasa që ta fitojë Ligën e Kampionëve pasi në skuadër ka Cristiano Ronaldon

Ylli portuez iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ pasi fitoi katër herë Ligën e Kampionëve në pesë vitet e fundit me Realit dhe tani Pirlo e ndjen që Juve është më afër këtij trofeu me Ronaldon në skuadër, shkruan Periskopi.

“Cristiano Ronaldo mund të sjellë diçka shtesë që Juventusit i duhet” ka thënë Pirlo.

“Unë jam i lumtur që një kampion si ai iu është bashkuar Juves. Kur ju bleni një lojtar si ai nuk do të thotë që do ta fitoni Ligën e Kampionëvë, por që jeni më afër për ta bërë këtë.

“Ai mund të ndihmojë Juventusin që ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Ai është një lojtar i madh, do ta bëjë dallimin dhe do të shohim diçka të bukur,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: