Pirlo rrëfen ndeshjen në të cilën qau pas disfatës tejet të dhimshme

Pirlo rrëfen ndeshjen në të cilën qau pas disfatës tejet të dhimshme

“Për mua çastet më të bukura në futboll kanë qenë ato mes golit të Fabio Grosos dhe atij të Alesandro Del Pieros në gjysmëfinalen ndaj Gjermanisë në Botërorin e vitit 2006. Besoja se mes atyre dy golave kishte kaluar një shekull, por në të vërtetë kishin kaluar vetëm pak minuta. Ishte diçka e papërshkrueshme që do ta kujtoj përjetë.

Shkuam në finale pasi mundëm Gjermaninë në shtëpinë e saj në Dortmund, atje ku nuk kishte humbur kurrë. Edhe në finale ishte emocionuese, sidomos kur kaluam pranë kupës e nuk e dinim nëse do ishte e jona apo jo. në fund, nuk e besonim që ishim kampione bote”, tha mesfushori i njohur.

Ish-lojtari i Juves dhe Milanit, nuk mund të shmangte edhe finalen e Champions League të humbur ndaj Liverpulit, një vetëvrasje futbollistike pas avantazhit 3-0.

“Qava në fushë dhe në dhomat e zhveshjes në ditën më të trishtë të karrierës time. Kishte kaq shumë zhgënjim dhe një atmosferë sureale pas një ndeshjeje të pabesueshme. Të humbësh kështu është e papërsëritshme dhe nuk ia uroj askujt” , u shpreh Andrea Pirlo.

Shpërndaje në: