Pjesa e parë: Gjilani i jep ‘shkëndijë’ Skifterave
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat minimal për Gjilanin ndaj Dritës.
Fraksioni i parë u karakterizua me pak raste, me shumë protesta të lojtarëve ndaj gjyqtarit Genc Nuza.
Në minutën e 35′ lojtarët e Dritës kërkuan penallti për një prekje me dorë nga mbrojtësi Mauricio, e për protestë ndaj gjyqtarit, Xhevdet Shabani u ndëshkua me të verdhë.
Duhej një goditje standarde që t’i jepte tjetër hijeshi këtij derbi dhe pas një krosimi prefekt të Ansi Lika, Perez u gjend më së miri në zonë dhe i dha epërsinë Gjilanit.
Të shohim reagimin e trajnerit Shpetim Duro në pjesën e dytë./Periskopi/



