Pjesa e parë: Kosova drejt historisë, dominim total në ‘Fadil Vokrri’

Pjesa e parë: Kosova drejt historisë, dominim total në ‘Fadil Vokrri’

Kosova ka arritur të ruajë avantazhin e minutës së 10-të, me golin e shënuar nga Arbër Zeneli.

Ndeshja shkoi e qetë, teksa Azerbajxhani tentimin e parë drejt portës së Aro Muric e patën në minutën e 40-të.

Edhe ekipi i Challandes pos golit, nuk kishte ndonjë rast për t’u përmendur, përveç atij të Valon Berishës në fundin e pjesës së parë.

Megjithatë, pozitive mbetet që ‘azerët’ nuk po arrijnë të krijojnë ndonjë aksion të rrezikshëm, falë edhe strategjisë së teknikut zivcerian.

Më kete rezultat, në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, ‘Dardanët’ takohen me Maqedoninë. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: