Pjesa e parë: Kosova po fiton me mendjemadhësi ndaj Maltës
Kosova është duke arritur një fitore të madhe ndaj Maltës, në Ta’ Qali.
‘Dardanët’ janë duke udhëhequr në pjesën e parë me golin e Vedat Muriqit, i cili shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes kundërshtare.
Por epërsia do ishte edhe më e madhe nëse Valon Berisha e Milot Rashicën do t’i shfrytëzonin rastet e qind për qindta para portës së Hogg.
Vlen të ceket se loja e bukur e Kosovës në pjesën e parë po karakterizohet edhe me mendjemadhësi nga lojtarët tanë, që duket se po e nënvlerësojnë shumë kundërshtarin./
Fitorja e sotme do t’i rriste gjasat për fitimin e grupit të 3-të, në kuadër të Ligës D./Periskopi/



