Pjesa e parë: Reali ka ndryshuar me Solarin, Barcelonës i duhet Messi

Pjesa e parë: Reali ka ndryshuar me Solarin, Barcelonës i duhet Messi

Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së parë mes Barcelonës dhe Real Madridit. 

‘Galaktikët’ shkuan në pushim me avantazh falë golit të Lucas Vazquez (6′), pas asistimit të bukur të Karim Benzema.

Reali duket krejt tjetër ekip nga El Classico e kaluar, kur u mposhten 5-1. Tashmë lojtarët nën drejtimin e Solarit kanë ndryshuar për të mirë dhe po zhvillojnë futboll të bukur dhe të kujdesshëm, me theks të veçantë anësori Vinicius, i cili edhe pse po debuton në Klasike po jep spektakël deri tani.

Në anën tjetër, vendasit kanë probleme me finalizimin e rasteve. Rakitic goditi traversën, ndërkohë Suarez pati disa raste të mira shënimi. Pikërisht për këto raste i duhet inkuadrimi i Leo Messit, që dorën në zemër në rast se ai do të ishte në fushë Barcelona së paku do të barazonte rezultatin, sigurisht që edhe Reali të mos shënonte më.

Transferi që nuk është përshtatur në Camp Nou, Malcom po befason për mirë në këtë ndeshje. /Periskopi

Shpërndaje në: