Pjesën e parë, Kosova në disavantazh
Kosova e ka mbyllur me humbje pjesën e parë të takimit historik me të cilin ka nisur rrugëtimin për kualifikim në kampionatin botëror “Rusia 2018”.
Me një lojë të mirë, aspak inferiore, por euforike dhe jo shumë të organizuar është karakterizuar pjesa e parë e ndeshjes. Golin e epërsisë për finlandezët e shënoi Arajuuri, në minutën e 18, pas një goditje nga afër në topin që e mori pas krosimit nga këndi.
Kosova rrezikoi qysh në minutat e parë përmes Paçaradës e Bernard Berishës, derisa portieri Samir Ujkani shpëtoi gol të sigurt pak para se të pësojë atë të vetmin që u shënua në pjesën e parë të ndeshjes.



