Aktori i famshëm Jet Li, i dërmuar nga sëmundja, i ndryshohet tërësisht pamja
Super-ylli i filmave Jet Li nga pamja e tij shihet se ka ndryshuar tërësisht, pasi disa foto janë shpërndarë në internet ku ai po qëndron në një tempull në Tibet.
I lindur në Pekin, aktori me origjinë singaporeze është raportuar se ka disa probleme shëndetësore si hipertiroida, probleme me zemrën, dhe lëndimet e këmbës dhe shtyllës kurrizore.
Në vitin 2013, mjeku i tij i kishte thënë “nëse do të vazhdonte të performonte me filma, gjatë pjesës tjetër të jetës ai do të qëndronte në një karrocë me dy rrota”.
“Ju dëshiroj pushime të këndshme në vitin e ri të 2018”, kishte shkruar aktrori i famshëm më 21 dhjetor të vitit të kaluar.
“Shpresoj se ju dhe familja e juaj të jetë me shëndet dhe e gëzuar. Unë do të publikoj më shumë të dhëna për jetën time në një të ardhme të afërt. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj”.
Babai i katër fëmijëve, i divorcuar, por tashmë i martuar me Nina Li Chi – kishte debutuar në filmin “Lethal Weapon 4” me aktorin tjetër të famshëm Mel Gibson në vitin 1998, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Jet, i kishte mbijetuar cunamit famëkeq të vitit 2004.
Li më pas do të luaj rolin e perandorit kinez, gjegjësisht verzionin e personazhit Mulan, në të cilën ky film nuk është i disponueshëm për publikun britanik dhe amerikan deri më 27 mars të vitit 2020./Periskopi/


![Occupational hazard: Back in 2013, the retired Wushu champion admitted his doctor gave him a choice to 'either continue making [action] films or spend the rest of my life in a wheelchair' (pictured in 2016)Â](http://i.dailymail.co.uk/i/newpix/2018/05/21/20/4C8209E400000578-5754697-_pictured_in_2016_-m-137_1526929489944.jpg)










