Arsenal – Chelsea, ja formacionet zyrtare të Superkupës së Anglisë

Arsenal – Chelsea, ja formacionet zyrtare të Superkupës së Anglisë

Arsenali dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e madhe të Superkupës së Anglisë, ku mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka luan nga minuta e parë.

Dy skuadrat e mëdha angleze do të luajnë mes vete në Superkupën e Anglisë apo Community Shield, njëri si fitues i Ligës Premier e tjetri i Kupës FA.

Të dy trajnerët kanë disa mungesa për këtë ndeshje, e cila kërkohet vetëm të fitohet, por kanë vendosur të startojnë me ekipet që mendojnë se janë më të mirat.

Ndeshja luhet në stadiumin e Wembleyt dhe fillon nga ora 15:00.

Te Arsenali ka befasi të mëdha pasi Arsene Wenger ka vendosur t’i lë jashtë skuadrës dyshe, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez. /Telegrafi/

Shpërndaje në: