Haradinaj: Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit, as në jug as në veri

Haradinaj: Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit, as në jug as në veri

Kryeministri i Kosovës, në fjalimin e tij në ceremoninë e FSK’së për nder të Epopesë së UÇK’së, ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës – raporton Periskopi.

Haradinaj ka thënë se Ushtria nuk do të përdoret kundër askujt, në jug as në veri.

Ai ka thënë se në bashkëpunim me ndërkombëtarët do ta bëjnë Kosovën ashtu siç e deshën të parët.

“Sot këtu ritakohen të gjithë brezat çlirimtarë të Kosovës. Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës, as në jug as në veri. Në bashkëpunim me ndërkombëtarët, do ta bëjmë Kosovën ashtu siç e deshën të parën. Nderi dhe lavdëria e çdo ushtrie është në doktrinën e tyre. Doktrina jonë është e lirisë”, ka thënë Haradinaj./PERISKOPI

Shpërndaje në: