Llapi dënon aktin ndaj gjyqtarit

Llapi dënon aktin ndaj gjyqtarit

Gjatë minutës 63’ të ndeshjes është  sulmuar fizikisht gjyqtari Baliqi meçë rast është ndërprerë loja nga gjyqtari kryesor.

Klubi nga qyteti i Podujevës, Llapi, ka dalur më një komunikatë për mediat duke u distancaur nga ky akt dhe dënuar ashpër duke thënë se ky akt nuk i takon vlerav të futbollit të Kosovës.

“Ne distancohemi nga një tifoz i pa identifikuar dhe i papërgjegjshëm, i cili prishi komplet rrjedhën e ndeshjes, aktet e tilla dëmtojnë rëndë edhe FC Llapin edhe futbollin kosovar në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Llapit.

Llapi vlerëson se referimi ishte korrekt, dhe Feronikeli ishte me meritë në epërsi.

Zyrtarët e klubit kanë kërkuar edhe nga policia e Kosovës të jetë më vigjilente dhe të kryjë dëtyrat siç duhet. /Periskopi.com

Shpërndaje në: