Snapchat me platformë të re
Snapchat tani ka ndryshuar konceptin e vet dhe dëshiron që përdoruesit të mbajnë fotot e videot që i postojnë në këtë platformë për t’i krijuar ato me tiparin e ri “Snapchat Memories”.
Tipari i ri “Snapchat Memoris” është një arkiv i fotove dhe videove të cilat i postoni në këtë platformë, dhe do të mund t’iu qaseni nga ky aplikacion, i cili deri më tani nuk ka ruajtur ato.
“Memories” i ruan videot e fotot në serverët e Snapchat dhe automatikisht i ruan ato dhe i kategorizon në bazë të lokacionit.
Ky tipar pritet të lansohet për përdoruesit e iOS dhe Androidit në muajin e ardhshëm, dhe përdoruesit duhet ta përditësojnë Snapchat, ku pastaj marrin një video nga ekipi i kësaj kompanie.
Pastaj do të ju shtohet një ikonë e re afër asaj të kamerës, për t’ju qasur “memories”.
Snapchat fillimisht ishte krijuar për të dërguar video e foto që zgjasin vetëm pak sekonda, që nuk ruheshin askund, dhe pasi t’ia dërgonit ato ndonjë presoni as vetë përdoruesit nuk mund t’i shikonin më videot e veta, por tani ato do të ruhen në “Snapchat Memories”.



