Ylli i MMA Conor McGregor publikon trailerin e dokumentarit të tij (Video)
Nokautët, paratë, fjalët e ndyta; Shikoni prapaskenat e superstarit të MMA, si asnjëherë më parë.
Dokumentari i tij i quajtur “Notorious” do të përshkruaj karrierën e tij prej një amateri deri në një senzacion botëror, transmeton Periskopi.
Meçi kundër Floyd Mayweather i solli ati fitimit më të mëdha në karrierën e tij, mbi 100 milionë dollarë.
Në dokumentarin e tij mund të shihni anën e irlandezit që nuk e kemi parë më herët, si momenti i humbjes nga Nate Diaz, koha me familjen e tij, si dhe rehabilitimi nga lëndimet dhe shumë momente të tjera.
Shikoni trailerin e dokumetarit të tij: /Periskopi



