Plaçkitje si në filma në tre pika të derivateve në Prishtinë brenda pak orësh
Brena pak orësh në Prishtinë, gjithçka është shndërruar si në film, raporton periskopi
Ata kanë plaçkitur tre pika të shitjes së derivateve, duke ua marrë paratë që kishin në arkë të mbledhura gjatë gjithë ditës.
Jo vetëm kaq. Ata krejt këto plaçkitje i kanë bërë më një veturë të vjedhur vetëm pak orë më parë.
Madje, burime të Periskopit bëjnë të ditur se të njëjti person pak orë para se të kryenin plaçkitjet në pikat e derivateve, kanë plaçkitur edhe një barnatore në Prishtinë.
Kjo ka ndodhur në natën mes 30 janar dhe 31 janar, e Policia e Kosovës asnjërën nga këto plaçkitje nuk i ka evidentuar te raporti 24 orësh.
Plaçkitja e parë ka ndodhur në një pikë derivatesh në dalje të Prishtinë, rrugës për në Mitrovicë, tjetra pas disa minutash te një pikë deritavesh në qendër të Prishtinës te lagja e njohur “Hani i Dilit” dhe e treta krejt pak minuta më vonë te një pikë tjetër në dalje të Prishtinës rruga për në Podujevë.
Pikat e shitjes nuk janë të së njëjtës kompani.
Pronarët e pikave të derivateve kur janë bërë plaçkitjet, nuk kanë dhënë detaje, por kanë konfirmuar për Periskopin se kjo ka ndodhur./ Periskopi



