Plagos nipin me thikë, arrestohet 68 vjeçari

Plagos nipin me thikë, arrestohet 68 vjeçari

Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë një të moshuar të akuzuar për plagosje. Në pranga u vu Shefqet Molla, 68 vjeç, banues në Dobraç të Shkodrës. Një ditë më parë pas një koflikti të çastit për motive të dobëta, ai ka goditur me sende të forta dhe mjete prerëse nipin Sh.M, 49 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Si pasojë 49-vjeçari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 89 e 279 të Kodit Penal. /Lapsi/

Shpërndaje në: