Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçare

Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçare

Është plagosur me armë zjarri një vajzë e moshës 16-vjeçare, e cila më pas është dërguar në QKUK.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se së pari vajza është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

“Po është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm. Plaga është nga armë zjarri”, u shpreh ai./Periskopi/

Shpërndaje në: