Plagoset rëndë sportisti i njohur, tronditet Roma

Plagoset rëndë sportisti i njohur, tronditet Roma

Një ngjarje e rëndë, që ka tronditur kryeqytetin italian ka ndodhur gjatë mesnatës që shkoi. Manuel Mateo Bortuzzo, notar italian ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi mori një plumb ne kraharor.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, ndërsa dinamika e saj mbetet ende e paqartë. Deri tani po hetohet dy pista të plagosjes së 20-vjeçarit: Plagosje me armë pas një sherri në një bar, dhe plagosje e paqëllimtë pasi ka qenë viktime e një identiteti të gabuar.

Mësohet se ka pasur tre të shtëna, ndërsa një plumb e ka kapur në kraharor të riun, duke u ndalur në një vertebër të shtyllës kurrizore. Për këtë ai i është nënshtruar një operacioni për të ndalur hemorragjinë e brendshme.

Bortuzzo është një notar i ri dhe shikohet si një talent për të ardhmen e “Azurreve” në këtë disiplinë.

Shpërndaje në: