Plani fantastik i Intelektualëve për ta përkrahur Dritën edhe pse kanë vetëm 100 bileta në dispozicion (Foto)
Drita sot luan ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit në futboll kundër Prishtinës
Prishtina si nikoqire e këtij takimi ka ndarë vetëm 5 përqind të biletave dhe kështu në stadium mund të jenë prezent vetëm 100 tifozë myasafirë, shkruan Periskopi.
Tifozët e Dritës kanë bërë të ditur se në stadium do të jenë vetëm 100 Intelektualë, por rreth stadiumit do të ketë qindra të tjerë të cilët supozohet të marrin rrugë në Pejë me vetura private.
Prishtina-Drita fillon nga ora 16:00 dhe kjo ndeshje do ta vendos se kush do të jetë kampion i Kosovës në futboll. /Periskopi/



