Plani i Trump për ta luftuar ISIS-in përkrah rusëve është i rrezikshëm
I shtyer nga menquria e bashkëpunimit me Rusinë, Trump mbrojti kte ide, jo duke mohuar se Putin “është një vrasës” dhe një partner potencialisht problematik për këtë luftë, por duke thënë se ne do të duhej punuar me Rusinë sepse as Amerika nuk është aq “e pafajshme” dhe se ka “shumë vrasës përreth” poashtu.
Kjo deklaratë e presidentit, nxiti reagime të zjarrta bi-partizane, me zëra nga të dyja anët që thërrisnin Putinin rrugac dhe duke theksuar se gazetarët dhe politikanët kundërshtar shpesh përfundojnë të vdekuar në Rusi. Mirëpo, plani i gjerë i Trump nuk është më pak i gabuar sesa vetë ekujvalenca morale që e bëri. Diferencat mes luftërave tona mbi terrorin janë poaq të thella sa edhe ndryshimet mes dy kombeve.
Narrativi i admirueshëm medial i Kremlinit dhe fushatat e koordinuara të porosive kanë ndihmuar në krijimin e miteve të fuqishme rreth efektivietit në Siri dhe në luftën kundër ISIS.
Mirëpo, këto janë pikërisht: mite. E vërteta është se nuk ka kuptim dhe është e rrezikshme që Amerika ta luftojë ISIS-in përkrah Rusisë. E pakuptimt sepse Rusët nuk janë atje për ta luftuar ISIS-in – qëllimi i vërtetë i tyre nuk ka të bëjë me eleminimin e grupit terrorist, por me fuqizimin e Assad dhe aleatëve të tjerë anti-amerikanë. E rrezikshme, sepse ShBA-të dhe Rusia nuk kanë as qëllim dhe as taktikë të përbashkët. Forcat tona nuk janë ndër-operacionale dhe as mënyra si ne bëjmë luftën. Rusët operojnë ndryshe nga amerikanët në secilin nivel të konfliktit — në sensin taktik, operacional, dhe strategjik. Nuk ka një besim të vendosur mes kombeve dhe forcave tona, dhe vendi për ta ndërtuar këtë besim nuk është një opracion i madh ku qëllimet tona janë në shpërputhje fundamentale.
Thjesht nuk ka mënyrë për ta bërë Rusinë partner tonin në këtë luftë pa tradhëtuar vlerat që ne mbrojmë si komb, principet që ndjekim për në këtë luftë, dhe forcën që e kemi ndërtuar për këtë. Nëse Trump vendos patjetër që të vazhdojë, për cka po futemi në ktë luftë?
Kunder-terrorizmi, në stilin rus
Shtetet e Bashkuara shofin luftën kundër terrorit – me të drejtë – si një kaos, që përfshien botërat e autoriteteve gri, shënjestrat dhe fushëbetejat në të cilat korniza ligjore ka rëndësi poaq sa edhe operacionet ushtarake dhe ato të mbisundimit të ligjit. Ne mundohemi të kemi vëmendje në dallimin e ekstremistëve prej të moderuarëve, civilët nga militantët, qëndruesin pasiv nga besimtarin. Ne gabojmë në raste, dhe vendosim veten në mbikëqyrje llogaridhënëse, ligjvënësit tanë hetojnë këto gabime për t’i shmangur në të ardhmen. Vazhdimisht ri-vlerësojmë të drejtat civile dhe mbrojtjen e tyre në një luftë të paqartë.
Rusia nuk ka të tilla dilemma dhe brenga. Ka vetëm një rregull në taktikën e Vladimir Putin kundër terrorizmit: ckado që bëhet në luftimin e “ekstremizmit” është e justifikuar. Taktikat ruse janë brutale dhe jo-diskriminuese: shënjestërimi i terroristit, familjes, apo komunitetit të tij, është e tëra njësoj. Rusët nuk kanë koncept të “dëmeve kolaterale” në sulmet e tyre; të gjitha futen në të njëjtin thes. Nëse përfundon i vdekur, ishte një terrorist.
Taktikat ruse kanë një numër të madh të viktimave civile. Lufta prej një dekade kundër terrorizmit të brendshëm në Ceceni ka lënë dhjetra mijëra të vrarë në të dy anët dhe një numër të pashënuar të civilëve. Ishte një luftë e djegejes së tokës. Përkundër cmimit të lartë në gjak e financa, ajo nuk është një fitore e qartë: lidershipi i ri Cecen i përkrahur nga Putin ka bërë pak për të ndaluar shpërndarjen e ekstremizmit të dhunshëm në Kaukazin Verior. Mirëpo, Putin dhe shteti i tij kanë mbajtur të gjallë spektrin e luftës konstante të brendshme.
Rusia poashtu nuk ka bërë përpjekje për të mësuar nga gabimet e saja. Më 2002, kur terroristët Cecen kanë marë peng rreth 850 njerëz në një teatër në Moskë, për ta thyer rrethimin, Kremlini urdhëroi forcat speciale të FSB për të pompuar brenda një gaz të panjohur për publikun. Militantët u vranë, bashkë me 130 pengje. Më 2004, kur terroristët Cecen morën peng 1100 njerëz, shumica fëmijë, në një shkollë në Beslan, e njejta forcë ruse përmbylli rastin duke sulmuar shkollën me tankse dhe me municione të pafundme. Terroristët u vranë, por sërish, së paku 330 pengje, duke përfshier 186 fëmijë u vranë poashtu. Në vend se të hetohen apo rishikohen këto sulme, rezultati i tmerrshëm është përdorur si një ndikim politik për të nxitur urrejtjen etnike dhe për të zgjeruar shumë fuqinë e forcave të sigurisë.
Ne kemi bërë luftëra me shumë aleatë të padëshirueshëm, dhe mund të jetë tunduese që të imagjinojmë se mund të mbajmë hundën poshtë dhe të rreshtohemi me Rusinë kundër asaj që ne besojmë të jetë forcë më trishtuese në terren, Shtetin Islamik. Miëpo, duke lënë anash diferencat morale, nuk ka një mënyrë të mundshme për të bërë një koalicion me Rusinë dhe të bëjmë një forcë të përbashkët që do të ishte ndër-operacionale. Nuk mundemi, sic thuhet, vetem “të ndezemi dhe të punojmë”. Ka kërkuar dekada trajnimesh dhe ushtrime të përbashkëta me forcat e NATO-s — vecanarisht me ushtritë e vendeve të ish-bashkimit sovjetik — që të punojmë së bashku nën një komandë, nën të njejtat doktrina, procedura, nën të njejtën teknologji dhe të njejtin nivel njerëzor. Ka kushtuar miliarda dollarë arritja dhe mbajtja e këtij ndër-operacionaliteti. Është fantazi të besohet se një version funksional mund të ndodhë leht apo shpejt me një force qe tashmë ka pesë vjet që ka vënë rrënjë dhe është shpërndar në një luftë të përgjakshme dhe totale.
Operativët rusë anti-terror nuk janë aty për të ofruar siguri, por për të zgjeruar ndikimin dhe për ta kontrolluar një ambient nëpërmjet frikës dhe shkatërrimit. Në kalkuluesin e Kremlinit, numri i lartë i civilëve kontribuon në këtë objektiv, kështu që taktikisht konsiderohen të pranueshme. Kjo qasje nuk është vetëm anti-tetike me atë tonën: nuk ka asnjë ngjashmëri në Perëndim.
Nuk mund të jetë fer që Rusia të bombardojë spitale dhe infrastrukturë civile me një kritikë relativisht të vogël, derisa një sulm ajror i forcave amerikane në një strukturë të Mjekëve pa kufi përballohet me një zhurmë të pafundme ndërkombëtare. Miëpo, është një hipokrizi me të cilën ne jetojmë si fuqia më e madhe ushtarake në botë, dhe është arsyeja pse forcat amerikane funksionojnë me rregullat më strikte të luftës në planet — edhe pse e dijmë se me qëllim të uljes së dëmeve kolaterale ndonjëherë shkaktohen viktima amerikane. Sepse në nivel ultimativ kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur gratë e burrat tanë luftëtarë, dhe në interesin tonë kur gjërat spastrohen.
Ne akoma besojmë në konventat ndërkombëtare që qeverisin krimet e luftës — konventa të cilat rusët i kundërshtojnë haptazi — dhe ne do të ekspozojmë gratë dhe burrat tanë ndaj akuzave për krime po qe se luftojnë në mënyrën ruse. Nëse ne i lejojmë vetes të integrojmë mënyrën ruse të luftës, në mënyrë implicite ne përkrahim aksionet e Kremlinit, dhe dëmi në reputacionin tonë edhe ashtu të dëmtuar do të jetë i pallogaritshëm. Kjo rrezikon trupat tanë, duke formësuar gjeneratën e ardhshme të luftëtarëve me këtë mentalitet të luftës, dhe kjo rrezikon kombin tonë, duke u bërë dikush që kemi investuar me gjererata të tëra të mos jemi.
Kjo është analizë e Politico.com (artikullin e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni në linkun: http://www.politico.com/magazine/story/2017/02/trumps-plan-to-fight-isis-with-putin-isnt-just-futile-its-dangerous-214743)



