Plas shakaja në festën e Realit: “Nëse i heqim gjitha golat, prapë kishim fituar, falë Piques”

Plas shakaja në festën e Realit: “Nëse i heqim gjitha golat, prapë kishim fituar, falë Piques”

Sergio Ramos dhe Real Madrid janë në dehlir.

Madrilënt mbrëmë arritën të mposhtinin katalanasit me rezultatin e pastër 2-0 dhe u shpallën super kampionë të Spanjës. Por sot Sergio i është kthyer normalitetit dhe normaliteti i tij është të thumbohet me Piquen.

“Edhe nëse ne i heqim të gjithë golat e shënuar nga lojtarët tane, ne përsëri do ta fitonim Super Kupën. Kjo falë shokut tim Piques”, deklaroi me plot ironi spanjolli duke u bazuar tek autogoli i Piques në ndeshjen e parë dhe nse Reali heq 4 gola e Ronaldos, Benzemas dhe 2 të Asensios atëherë rezultati do të ishte 1-1 në Camp Nou dhe 0-0 në Bernabeo.

Sërish Reali do të ishte shpallur kampion, nga goli i shënuar në fushën rivale, që u shënua autogol nga Pique.

Shpërndaje në: