Plas sherri mes motrave, Luana e quan Marinën ‘legene’
Motrat Vjollca janë ndër më të ndjekurat dhe të përfolurat nga publiku shqiptar. E sigurisht që çdo veprim i tyre komentohet pafund. Kështu ka ndodhur edhe para disa ditësh, kur Luana në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” publikoi një foto të vjetër me motrën e madhe, Lirën, teksa ajo po martohej.
Në këtë foto komentoi Marina, e cila nuk i ka lënë rehat dy motrat e saj, duke i ngacmuar. Në fillim i shkroi Luanës duke e thumbuar për pamjen e saj me flokë të shkurtra: “Je e sigurt që je ti? Dukesh si çun haram”.
Pasi mori përgjigjen e Luanës, Marina nuk është ndalur me kaq kur ka parë se motra e tyre madhe, Lira, i ka shprehur Luanës dashurinë.
“Prap ju të dyja? E lumja unë për dashurinë tuaj”- ka shkruar ajo me emoji që të linin të kuptoje që s’po i duronte fare.
“Për kokën time ke rrëshkit fare”, i përgjigjet Luana Marinës, ndërkohë që në komentin e saj, motra e tyre Lira, për të cilën po bëhej dhe zënka, ka filluar të qeshë. Më pas këto komente, të ruajtura nga “intv.al”, janë fshirë nga postimi i Luanës.








