Plas sherri te Skënderbeu

Plas sherri te Skënderbeu

Cornel Predescu e kërkon numrin “10”, numër të cilin e mbante ish-kapiteni Sënderbeut Blendi Shkëmbi, derisa drejtuesit nuk po dëshirojnë t’ia plotësojnë këtë kërkesë rumunit, transmeton Sportali.net.

Predescu e ka fiksim numrin “10” pasi në çdo skuadër ku ka luajtur ai kishte këtë numër, Astra Ploiesti, Panduri, Aris Limosol si dhe te Academica Cliceni janë ish-klubet e tij ku ai mbante numrin “10” në shpinë, përcjell Telegrafi.com.

Burime pranë klubit bardhekuq bënë me dije për “Panorama Sport” se pasi rumuni ka kërkuar numrin “10” te Skënderbeu, drejtuesit i kanë shpjeguar se ky numër momentalisht është jashtë dispozicioni, pasi klubi e ka revokuar atë përkohësisht në nder të ish-kapitenit Shkëmbi me të cilin korçarët kanë fituar 6 tituj radhazi.

Por, pasi Predesku e ka mësuar historikun e numrit “10” ai tani duhet të mendojë për një numër tjeter.

 

Shpërndaje në: