Plasin shakatë me Ramush Haradinajn, ja çfarë ofron një kompani për të
Përveç qytetarëve e artistëve edhe një kompani e kravatave i ka dal sot në ndihmë kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, sa i përket kravatave.
E krejt kjo ka ndodh pas deklaratës së kryeministrit të vendit,i cili ditë më parë e arsyetoi rritjen e pagës së tij afër 3 mijë euro, me shpenzimet e mëdha që i ka sa i përket kravatave e këmishëve.
“S’mundem gjithqysh me dalë, obligona për një kravatë, një kmishë”, tha Haradinaj.
E për t’i dal në ndihmë kryeministrit, kompania kosovare e kravatave VTL, në një postim ne rrjetin social ‘Facebook’, i ka ofruar atij tre kravata falas derisa e ka ftuar vet kryeministrin Haradinaj që ta tërheq shpërblimin, shkruan Gazeta Observer.
Ndryshe, kjo iniciativë e nisur nga Kushtrim Ahmeti e quajtur “Apel për ndihmë”, e cila njëkohësisht do të jetë edhe një protestë artistike do të mbahet të martën mu para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Gazeta Observer




