Plazhisti serb del nudo në plazhin e Himarës, sherr me pushuesit dhe personelin e hotelit

Plazhisti serb del nudo në plazhin e Himarës, sherr me pushuesit dhe personelin e hotelit

Edhe pse të pakët, plazhet nudiste nuk mungojnë në Shqipëri, skenat e personave nudo në plazhet publike janë të shumta. Kështu ka ndodhur edhe me një shtetas serb, i cili ka dalë pothuaje nudo në plazhin e Himarës.

Ai vuri vetëm një peshqir me përmasa sa pëllëmba e dorës në pjesën intime të trupit, duke mos e vrarë mendjen për personat që kishte përreth. Plazhi i Himarës njihet si një plazh familjar dhe ky veprim i turisti ngjalli shumë polemika midis të pranishmëve.

Në plazh u ndodh gjithashtu një tjetër pushues familjar serb i cili nisi të debatonte me të dhe pasi nuk mundi të gjente gjuhën e përbashkët me patriotin e tij, u detyrua të njoftonte personelin e hotelit. Mësohet se vendimi i personelit ka qenë i prerë dhe i ka dëbuar menjëherë nga aty 2 të rinjtë, raporton JOQ.al.

Shpërndaje në: