Plisat dje brohoritën emrin e bamirësit të madh kosovar (VIDEO)
Ndihmoi shumë jetim e bëri me kulm shumë familje të pastrehë, pa fituar asgjë në këmbim. Është ky humanisti Halil Kastrati i cili ka fituar respektin e të gjithëve.
Kastrati ishte i pranishëm mbrëmë në ndeshjën Z Mobile Prishtina – Steaua Bucuresti që u zhvillua në kryeqytet, e që fitorja i takoi ‘bardhekaltërve’.
Në momentin që tifozeria “Plisat” panë atë në tribunë, të gjithë filluan të brohorisnin emrin e tij. Këtë e ka publikuar vetë humanisti në rrjetin e tij social në Instagram, duke shkruar “Faleminderit dhe shume respekt tifozeris “ PLISAT” si dhe te gjithe atyre qe ishin prezent mbrenda sallës”./Periskopi/
View this post on Instagram



