“Plisat” kundërshtojnë zgjedhjen e Bekë Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës

“Plisat” kundërshtojnë zgjedhjen e Bekë Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës

Tifogrupi zyrtar i Sigal Prishtinës, “Plisat”, ka reaguar mbrëmjen e së mërkurës pas zgjedhjes së Bekë Berishës në postin e kryetarit të klubit, duke e cilësuar këtë vendim si të papranueshëm.

“Plisat” e kanë quajtur zgjedhjen e Berishës “një ngjarje të turpshme në historinë e sportit të kryeqytetit”, duke ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Sipas tifogrupit, Kuvendi në të cilin është zgjedhur kryetari i ri pritet të anulohet, pasi ata e konsiderojnë atë të paligjshëm. “Plisat” kanë akuzuar drejtuesit aktualë të klubit për mungesë transparence dhe interesimi për zhvillimin e Sigal Prishtinës.

“Në këtë kryesi nuk ka dashuri për klubin, nuk ka interes për zhvillimin e klubit, prandaj edhe veprojnë nëpër terr. Vjedhjet, keqpërdorimet, shkatërrimin e klubit, nuk mund t’i fshihni duke sjellë në karrigen e kryetarit një njeri që nuk ka asnjë lidhje me klubin, as me sportin e as me kryeqytetin. Bekë Berisha është njeri joprofesional dhe aspak kompetent për këtë fushë”, thuhet në reagim.

“Plisat” kanë bërë të ditur se Sigal Prishtina nuk do ta ketë përkrahjen e tyre, duke paralajmëruar përshkallëzim të qëndrimit në rast se situata nuk ndryshon.

Shpërndaje në: