Plisat mesazh Josës: Ik prej Prishtine
Edhe pse në krizë të rezultateve, Drita arriti t’i arkëtojë tre pikë ndaj Prishtinës para publikut të zjarrtë në Gjilan, Intelektualët.
Edhe Plisat ishin të pranishëm në stadiumin ”Selami Osmani – Bezi” dhe i dhanë një ngjyrë krejt tjetër këtij derbi.
Por ajo që nuk i ka pëlqyer ‘prishtinalive’ është rezultatet mosbindëse të trajnerit Mirel Josa, i cili pavarësisht përforcimeve nuk po arrin të tregojë fytyrën e vërtetë të ekipit.
Kësisoji, tifozëria kryeqytetase ka kërkuar dorëheqjen e trajnerit shqiptarë, në një postim ‘kërcënues’ në Facebook: ”Mirel josa ik prej Prishtinës”./Periskopi




