A po bashkohen Brad e Angelina?
Brad dhe Angelina nuk kanë vazhduar procedurat për tu ndarë “Us Weekly” raporton se ish-çifti i njohur i Hollywood-it Brad Pitt dhe Angelina Jolie i kanë ndalur procedurat e divorcit.
Një burim për këtë revistë ka thënë se shkurorëzimi është ndalur dhe se ata nuk kanë bërë më asgjë për tu ndarë që nga shtatori i vitit të kaluar. I njëjti burim ka thënë se Brad ka provuar që ta kthejë lidhjen me Jolie pasi që ka lënë prapa problemet që kishte pasur me pijen dhe gjëra të tjera të kësaj natyre.



