Po bënte pazar me drogë, Policia i shkon në shtëpi një gjakovari dhe ia gjen 5 kilogramë marihuanë

Po bënte pazar me drogë, Policia i shkon në shtëpi një gjakovari dhe ia gjen 5 kilogramë marihuanë

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale blerje, shitje e substancave narakotike.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar provat material, si:

· substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë me peshë totale 5043 gramë (5 kg e 43 gramë),
· 40 euro,
· 1 telefon mobil.

 

Postimi i plotë:

Sekuestrohen pesë kilogramë marihuanë dhe arrestohet një person i dyshuar
Me datën 08.10.2025 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Gjakovë pas pranimit të informacioneve se i dyshuari mashkull kosovar është duke kryer veprën penale blerje, shitje e substancës narkotike, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar mashkull si dhe sekuestrimin e narkotikëve të llojit marihuanë.
Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër verbal për kontroll, DHTN, në bashkëveprim edhe me stacionin policor –Gjakovë, ka realizuar kontrollin në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe janë sekuestruar provat material, si:
· substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë me peshë totale 5043 gramë (5 kg e 43 gramë),
· 40 euro,
· 1 telefon mobil.
Lidhur me rastin, pas konsultimeve me prokurorin kompetent, është proceduar rasti ndaj të dyshuarit të lartcekur për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Shpërndaje në: