Po e ‘kërkon’ Barcelona e Milan, Zhegrova nuk po luan dot as me Genkun

Po e ‘kërkon’ Barcelona e Milan, Zhegrova nuk po luan dot as me Genkun

Edon Zhegrova nuk duhet të jetë aspak i kënaqur me minutazhin që po i jepet me skuadrën e Genk.

Ylli i Kosovës ishte emri më i lakuar ditëve të fundit, pasi flitej për një interesim të mundshëm të Barcelonës dhe Milanit, shkruan Periskopi.

Por as kjo nuk i ka dhënë ndonjë motiv shtesë trajnerit Clement që ta inkuadroj Zhegrovën sonte, qoftë për një minutë.

Genk arriti fitore të mundishme si mysafir i St Truiden me rezultat 3 me 2, por Zhegrova nuk e ‘shijoi’ dot fitoren.

Related image

Anësori i Kosovës i ka bërë vetëm 12 paraqitje për Genkun gjatë këtij sezoni, shtatë prej të cilave ishin në ligën Jupiler Pro League, nivelin e parë të futbollit në Belgjikë. Gjatë këtyre shtatë ndeshjeve, ai e ka shënuar vetëm një gol dhe nuk e ka bërë asnjë asist.

19-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Genkut për asnjë ndeshje të Europa Ligës, përveç katër ndeshjeve që i kishte zhvilluar gjatë fazës kualifikuese. Në ato katër ndeshje, ai i kishte shënuar dy gola dhe e kishte asistuar një tjetër.

Përfshirje më të madhe në skuadër Zhegrova nuk kishte pasur as në kupën e Belgjikës, Beker Van Belgie, pasi që aty kishte luajtur vetëm në ndeshjen kundër Lommel, në raundin e gjashtë të kupës. Ndërsa, në dy ndeshjet e tjera para se të eliminohej Genku nga kupa, Zhegrova nuk kishte qenë as pjesë e skuadrës.

Ndërkohë, ai është kritikuar edhe për kohë e shumtë që po e përdor në rrjetet sociale, sidomos në Instagram e që nuk ka të bëjë fare me futbollin. /Periskopi

 

Shpërndaje në: