A po e shtyn Higuain Dybalan të transferohet te Real Madrid?
Mediat europiane prej kohësh spekulojnë se talenti i madh mund të lë bardhezinjtë për t’u bashkuar me Los Blancos.
Edhe vetë bashkëlojtari i Dybalas, Gonzalo Higuain është përfshirë në këtë debat, ku i ka kërkuar 23-vjeçarit që të vendosë për të ardhmen e tij.
“Paulo është lojtar i shkëlqyer dhe unë dua që gjithmonë t’i kem më të mirët në krah”, deklaroi Higuain.
“Nuk e di nëse janë të vërteta të gjitha lajmet për interesimin e Real Madridit për të. Por vendimi duhet të jetë vetëm i tij”, shtoi ai. /Periskopi.com



