Po fliste për media Faton Peci, qytetarët bërtasin “Arian Tahiri”

Po fliste për media Faton Peci, qytetarët bërtasin “Arian Tahiri”

Kandidati i LVV-Guxo për kryetar të Mitrovicës Faton Peci, është deklaruar për media pasi e ka kryer procesin e votimit.

Peci deklaroi se dita e sotme është festë.

Ai theksoi se zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, pasi afektojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Derisa, ai po fliste dikush emrin e kundër kandidatit të tij nga PDK-ja Arian Tahiri.

Nga ana tjetër, kandidatit të LVV-Guxo Faton Pecit, i ishte shtyer votimi i planifikuar nga ora 10:00.

Ai e kishte harruar letërnjoftimin në Prishtinë dhe për këtë arsye Peci, ishte dashur të vinte deri në kreqytet që ta merrte dokumentin identifikues dhe të kthehej për të votuar.

Kështu bëri të ditur Klan Kosova, nga Mitrovica.

Në rundin e dytë, kandidati i LVV Guxo, Faton Peci, përballen me nënkryetarin aktual njëherësh kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin./Periskopi/

 

Shpërndaje në: