A po largohet Gabigol nga Interi? Kuptojeni përgjigjen e tij
Ai u transferua në këtë verë te klubi italian, dhe së fundmi kanë qarkulluar shumë spekulime që e lidhnin atë me një largim të mundshëm nga klubi i tij i ri.
Por, ai nuk mendon kështu, pasi thotë se ndihet i lumtur dhe se i duhet punë dhe durim për të ardhur deri te më e mira.
“Jam shumë i lumtur në Inter”, deklaroi braziliani.
“Natyrisht, unë shpresoj që të luaj më shumë, por jam i lumtur këtu dhe e kuptoj se duhet të jem i durueshëm. Po punoj çdo ditë që të përmirësohem dhe çdo ditë ndihem më i vendosur për këtë”. /Periskopi.com



