Po ‘plaket’ Ronaldo, statistika aspak të mira në La Liga këtë edicion
Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm 25 gola në La Liga këtë edicion dhe kjo është shuma më e vogël e golave të realizuar në Spanjë që nga transferimi i tij në vitin 2009
Ylli portugez kaloi edhe një sezon të plotë me Real Madridin, por sukesesin më të madh e ka në Champions League, shkruan Periskopi.
Reali nesër do të luajë me Villarealin në xhiron e fundit në La Liga me Ronaldon që është në dyshim për këtë ndeshje shkaku i lëndimit që ka pësuar në ‘El Classico’.
Ronaldo ka shënuar 25 gola edhe edicionin e kaluar, por kishte luajtur më pak minuta se në këtë edicion.
Në sezonin 2014/15 portugezi ishte një ‘bishë’ e vërtetë pasi realizoi 48 gola në La Liga. Përveç dy sezoneve të fundit, ai edhe në sezonin 2009/10 ka realizuar 26 gola.
Një fakt tjetër zhgënjyes për Ronaldon është se në këtë sezon ka realizuar vetëm 173 goditje në drejtim të portës, që është një statistikë e dobët duke krahasuar me sezonet e kaluara.
Statistika tjetër zhgënjyese është se nuk ka shënuar asnjë gol nga gjuajtja e lirë në këtë edicion, ndërsa në vitin 2015 dhe 2016 ai kishte shënuar dy herë dhe në të 2017-tën vetëm një herë.
‘Penaldo’ këtë edicion ka shënuar vetëm tre gola nga penalltia, në krahasim me vitin 2012 kur kishte shënuar 12 gola nga pika e bardhë.
Në fakt 33-vjeçari suksesin kryesor këtë edicion e ka pasur në Champions League ku ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje, ndërsa ka edhe një ndeshje ne dispozicion, finalen e 26 majit kundër Liverpoolit. /Periskopi/



