Po testohen 7 raste të dyshimta me coronavirus në Kosovë
Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me coronavirus.
Ndonëse në disa media u raportua se tashmë është shënuar rasti i parë i prekur me coronavirus, një gjë e tillë është mohuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga QKUK-ja.
Zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva tha se deri më tash nuk ka rast të konfirmuar, dhe se janë 7 mostra duke u testuar.
“Është lajm i rrejshëm nuk ka të konfirmuar. Momentalisht janë 7 mostra duke u testuar se a janë të prekura nga ky virus”, ka thënë Pireva.



