Po votohet për dorëheqjen e Abdixhikut, Haziri: LDK u takon anëtarësisë së saj e jo funksionarëve

Po votohet për dorëheqjen e Abdixhikut, Haziri: LDK u takon anëtarësisë së saj e jo funksionarëve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të  Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar derisa brenda sallës ku po qëndron është duke vazhduar procesi i votimit të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.

Haziri përmes një  postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se s’ka ditë më të mirë se kjo të kujtohen dy mësimet e mëdha për rolin e LDK-së.

“Nuk ka ditë më të mirë se sot me i kujtu dy mësime të mëdha për rolin e LDK-së, jo vetëm të Kosovës. LDK, me besim në Zot, familje e atdhe. LDK, besë e shpresë për Kosovën. LDK u takon anëtarësisë së saj e jo funksionarëve.E djathtë, e moderuar, me liberalë e nacionalistë modern, republikanë e nacional-demokratë”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: