Poezia e fundit e Çun Lajçit për vajzën do t’ua këpusë shpirtin

Poezia e fundit e Çun Lajçit për vajzën do t’ua këpusë shpirtin

Vetëm një ditë më parë, aktori i njohur Çun Lajçi me zemër të thyer i dha lamtumirën e fundit vajzës së tij Bubulinës e cila është gjetur e vdekur të dielën në banesën e saj.

Vdekja e vajzës ka pikëlluar gjithë familjen e tij dhe të gjithë ata që e kanë njohur Bubulinën e cila ishte aktore me profesion,

Vargjet e Çunit për të bijën nuk kanë të ndalur.

Më poshtë mund të shihni poezinë emocionuese të Çunit.

Mall

Nëse m’shihni tue shetitë

Me nji qenush përdore

Diku’ parqeve të Dardanisë

Kthejeni kryet o t’bekuem

E thirrni Bubulinë

M’i thuani fjalët e bardha

Ta mbys ditën e zisë

Se do t’iu shikoj me sytë e saj

T’përmallshëm

E do t’eci gjurmëve

Të vetmisë.

 

Shpërndaje në: