Pogba: Arsenali është ekipi i zemrës sime (Foto)

Pogba: Arsenali është ekipi i zemrës sime (Foto)

Kjo deklaratë e mbrojtësit francez erdhi pak para ndeshjes ndaj Manchester United, e cila zhvillohet sonte në kuadër të Europa Ligës.

“Arsenali është klub i zemrës sime. I kam përkrahur që prej kohës kur ishin të pamposhtur – çfarë ekipi!”, ka thënë Pogba.

“E keqja e profesionistit është që pak keni rast t’i shikoni ekipet tjera, prandaj nuk kam pasur mundësi të  shkojë në Emirates [Stadiumi i Arsenalit]. Por një ditë do të shkoj”.

Vlen të ceket se Florentin është vëllau i madh i yllit të Manchester United, Paul Pogbas. /Periskopi.com

Shpërndaje në: