Pogba befason: Ky është lojtari më i mirë në Premier League për momentin

Pogba befason: Ky është lojtari më i mirë në Premier League për momentin

Mesfushori i Manchester United Paul Pogba ka thënë se mezi po e pret sfidën e së shtunës ndaj Chelseat.

Francezi do ketë ndikim të rëndësishëm në sfidën e nesërme, pasi ‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë edhe tre pikë të tjera pas fitores dramatike ndaj Newcastle.

Pogba habiti të gjithë kur përshkroi Eden Hazardin, i cili ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje këtë sezon, si lojtarin më të mirë në Premier League për momentin.

”Për mua (ndeshjet e mëdha) janë ndeshjet më të mira për të luajtur. Ju luani kundër lojtarëve më të mirë, luani kundër një klubi të madh, ne gjithmonë kemi një rivalitet të madh me Chelsean”.

”Ju luani futboll që këto ndeshjet e mëdha t’i luani me shumë presion. Kjo është mënyra se si duhet të luani”.

Pogba believes Chelsea's Eden Hazard is the best player in the Premier League at present

Pogba veçoi Eden Hazardin, i cili ka një formë të jashtëzakonshme këtë sezon: ”Ne po shohim se këtë sezon ata janë duke pasur shumë posedimin e topit dhe po fitojnë ndeshjet”.

”Një karakter që nuk mund të humbasësh është Eden Hazard. Ai është në top-form. Ai është ndoshta lojtari më i mirë në Premier Leagur tani”.

“Gjithçka po shkon mirë për ta, ata kanë rezultate të mira”, u shpreh ai./Periskopi/

Shpërndaje në: