Pogba: Dua të bëhem si këta dy futbollistë
Mesfushori i Manchester United e tha këtë në një intervistë për FIFA.com
Francezi thotë se pëlqen të shikojë dyshen në fjalë duke luajtur dhe duke shënuar gola.
“Messi dhe Ronaldo janë të veçantë. Më pëlqen t’i shikoj duke luajtur, duke shënuar gola. Ata më bëjnë që ta dua edhe më shumë futbollin. Ata më bëjnë që të punoj dhe të përmirësohem edhe më shumë, më bëjnë që të mundohem të arrijë në nivelin e tyre”, deklaroi Pogba. /Periskopi.com



