Pogba: Juventus – Real Madrid, dua që kjo skuadër të fitojë në finale (VIDEO)

Pogba: Juventus – Real Madrid, dua që kjo skuadër të fitojë në finale (VIDEO)

Paul Pogba ruan ende një simpati të madhe për ish-skuadrën e tij, Juventus, teklsa është shprehur se do të bëjë tifo për ta në finalen e Championsit që do të luhet më 3 qershor.

Francezi e ka shprehur hapur dëshirën e tij që bardhezinjtë të fitojnë trofeun dhe gjatë gushtit të përballet me ta në Superkupën e Europë.

“Nëse Juventusi fiton Ligën e Kampionëve, unë do të jem shumë, shumë i lumtur. Atëherë do të luaja kundër ish-skuadrës sime në finalen e Superkupës së Europës. Për momentin u uroj fat të mirë ish-shokëve të mi”, u shpreh ai për “Sky Sport Italia”.

Shpërndaje në: