Pogba: Ky mesfushor më ka pëlqyer kur isha fëmijë
Francezi përmend Zinedine Zidane, për të cilin thotë fjalë të mëdha.
“Unë e admiroj shumë atë, si fëmijë kam shikuar shumë videot e tij, dhe mënyrën se si luante”, ka deklaruar Pogba.
“Unë i dua lojtarët e mëdhenj, por ka disa lojtarë që kanë diçka shtesë. Në fushë një skuadër ka 11 lojtarë, gjithsejtë janë 22, dhe ne shikojmë një ose dy”.
“Gjithmonë e kam shikuar atë. Topi ndodhej në një pjesë tjetër të fushës, ndërsa unë shikoja ku ndodhej ai”, përfundoi ai. /Periskopi.com



